Kora Shumaker, ish-bashkëshortja 46-vjeçare e pilotit të famshëm të Formula 1, Ralf Shumaker, zbuloi se nuk ka asnjë kontakt me djalin e saj David.
Ajo tërhoqi shumë vëmendjen e publikut disa muaj më parë, pasi hapi një profil në faqen e njohur për të rriturit “OnlyFans” teksa filloi të shesë fotot e saj intime dhe në një kohë të shkurtër fitoi një shumë të madhe parash.
Zgjedhja e saj duket se nuk i ka pëlqyer djalit të saj 22-vjeçar David Shumaker, i cili nuk dëshiron të dëgjojë më për nënën e tij.
Davidi ndërpreu çdo kontakt me nënën e tij.
“Unë dhe David nuk po flasim për momentin. Ai më bllokoi përsëri kudo. Kjo është shumë e dhimbshme për mua. Është fëmija im dhe mendoj se çdo grua që është në një situatë të tillë mund të më kuptojë. Ka më shumë se një vit që kur e pashë për herë të fundit dhe fola me të. Më lejuan të vij në garën e tij një herë vitin e kaluar. Më dhemb shumë akoma që djali im u largua kaq shumë nga unë pas divorcit, nuk e di pse”, tha ajo në një intervistë për “Bild Kor”.
Ajo ka pranuar se po vuan shumë dhe se i mungon djali.
“Do të doja t’i tregoja sa krenare jam për të dhe se e dua me gjithë zemër. Ai është djali im, fëmija im i vetëm. Unë do të jem gjithmonë pranë tij. Nuk ka rëndësi kur, ai mundet gjithmonë të më telefonojë”, shtoi Kora.
Pas divorcit me vëllain e Majkëll Shumaker, marrëdhënia e saj me djalin është shumë e vështirë. Me kalimin e kohës, Davidi u largua nga nëna e tij dhe vendimi i saj për të hapur një llogari në “OnlyFans” vetëm sa e përkeqësoi situatën.
PANORAMASPORT.AL