BallinaKryesore"Mos doni t`ju çoj në zgjedhje të parakohshme?", çfarë e irritoi Ramën...

“Mos doni t`ju çoj në zgjedhje të parakohshme?”, çfarë e irritoi Ramën me deputetët socialistë

spot_img
spot_img

Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar dhe kryeministri Edi Rama e nisi me kritika kundrejt ligjvënësve socialistë.

Ajo çfarë e irritoi kreun e qeverisë ishte fakti se kur shkoi në mbledhjen që organizohet në Kryesinë e Kuvendit, gjeti aty shumë pak deputetë.

“Shumë vonë, duhet të kishin ardhur 1 orë përpara këtu. A doni t`ju çoj në zgjedhje të parakohshme?”, mësohet t`i jetë drejtuar Rama socialistëve.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh sot për të diskutuar për seancën e ardhshme parlamentare që pritet të miratojë ndryshime në rregulloren e Kuvendit.

Sjelljet e fundit të deputetëve të Opozitës, me tymuese, hedhjen e karrigeve e deri në ndezjen e zjarrit, bënë që mazhoranca të kërkojë ndryshim të rregullores.

Sipas kësaj kërkese, pritet që të ashpërsohen masat disiplinore. Gjithashtu parashikohet një përjashtim deri në 2 muaj për deputetët që i shkelin këto masa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular