BallinaSocialeVirozat mbushin qendrat shëndetësore/ Fluks i lartë fëmijësh në pediatri, mjekët: Temperaturë...

Virozat mbushin qendrat shëndetësore/ Fluks i lartë fëmijësh në pediatri, mjekët: Temperaturë e lartë e rezistente

spot_img
spot_img

Fëmijët mbushin qendrat shëndetësore në Tiranë. Gripi ka nisur qarkullimin dhe mjekët pediatër tregojnë se po përballen me fluks të shtuar pacientësh të vegjël. Ka dhe prej tyre që  po përballen me viroza të ndryshme në të njëjtën kohë duke i rënduar shëndetin e duke e bërë më të vështirë shërimin.

“Aktualisht po dominon gripi që është i sezonit.  Mosha më e rrezikuar është ajo nga  0 deri 5 vjeç, frekuentuesit e kopshteve dhe çerdheve që paraqiten më shpesh pranë qendrave tona. Kemi pasur raste me mbivendosje virozash psh ka pas një virozë të traktit respirator ka pas dhe është mbivendosur një virozë e traktit tretës dhe gjendja bëhet më e rënduar dhe duhet monitoruar më mirë dhe nga mjeku dhe nga prindi dhe kërkon më shumë kohë për t’u shëruar”, -tha mjekja.

Të  vegjlit sipas mjekëve ndryshe nga vjet  po shfaqin temperaturë të lartë  që zgjat dhe që është rezistente ndaj mjekimit. “Ato që janë më dominuese është temperatura e lartë, që zgjat 24 deri në 3 ditë, shkon deri në  40 gradë celcius, kolla është ajo që shqetëson më shumë prindërit, zgjat, bllokime të hundëve tipike të stinës së dimrit, paraqiten dhe raste që janë me tonsila të zmadhuara dhe të infektuara dhe alterime të traktit tretës me diarre të vjella.”, theksoi ajo.

Viroza zakonisht zgjat deri në pesë ditë dhe mjekët i bëjnë thirrje prindërve ti drejtohen qendrave shëndetësore   para se të shkojnë në   Qendrën  Spitalor Universitare “Nënë Tereza” duke shkaktuar  fluks pacientësh dhe duke i ekspozuar  fëmijët ndaj  infeksioneve të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular