BallinaKultureDrita që vjen nga ngjyrat e Zaim Elezit

Drita që vjen nga ngjyrat e Zaim Elezit

spot_img
spot_img
Nga Bujar Karoshi
Që prej kohës që kam njohur Zaim Elezin, gjithmonë e më shumë më ka pëlqyer piktura. Dhe te Zaya më ka habitur mënyra se si përmes kombinimit të ngjyrave sjell dritë, gëzim, harmoni në tablotë e tij. Kam mësuar shumë prej tij edhe në punën time të përditshme, sidomos për pasionin që kam për fotografinë.
Jam përpjekur disa herë ta lëvdoj për tablotë e tij, por më ka frenuar mendimi se vlerësimi im do të ishte subjektiv prej miqësisë. Kur je në studion e Zayas sheh se të gjitha pikturat e tij janë aq të bukura, sa ç’janë edhe të ndryshme. Ngjyrat, kontrastet, harmonia mes tyre, si në portret, ashtu edhe në peizazhe, e bëjnë pikturën e Zaim Elezit krejtësisht origjinale. Pa frikë, pa asnjë lloj nderi, mund të them se portretet e Zayas janë të një niveli të lartë, ndër më të mirat e pikturës shqiptare.
Ajo që më shtyu të shkruaj këtë vlerësim, është ekspozita që është hapur në Muzeun Historik Kombëtar, ku Zaya është i pranishëm aty me katër peizazhe, krahas 12 kolegëve të tij. Në posterin prezantues është renditur i fundit, për shkak të renditjes alfabetike, por nëse renditja duhej bërë sipas vlerësimeve artistike për pikturat e paraqitura, ai duhej të ishte i pari.
Peizazhet e Zaim Elezit të bien në sy që në hyrje të hollit, jo vetëm për zgjedhjen e pamjeve nga hapësirat mbarëshqiptare (Kolonjë, Ulqin, Lezhë, Kepi i Rodonit), por edhe për ngrohtësinë e ngjyrave, kombinimet, detajet, thjeshtësinë e paraqitjes, dritën që sjell dhe, ndërsa i afrohesh, nuk pëson asnjë zhgënjim. Përkundrazi, dallon mbi telajo detajet e bojërave, kombinuar me njëra-tjetrën dhe ngjitur mbi telajo me shumë thjeshtësi e dashuri, siç di të bëjë një mjeshtër, një artist i madh.
Ne jemi shumë me fat që jetojmë në kohën e tij. Sepse veprat e Zaim Elezit do të mbeten gjatë në këtë botë. Koleksionistët e pikturave të tij, nipërit dhe stërnipërit, do të bëjnë shumë para!
Nëse mendoni se e kam tepruar, ju ftoj ta vizitoni ekspozitën deri më datë 14 dhjetor ose vizitoni studion e tij në çdo kohë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular