Gazetari Elton Qyno që mbulon sektorin e Prokurorisë dhe aktualitetit në Ora News prej më shumë se prej 8 orësh që nga paraditja po merret në pyetje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ai mbahet brenda SPAK, me kërkesë të prokurorit Behar Dibra, thonë burimet, lidhur me hetimet që po kryhen për nxjerrje dhe publikim të sekretit hetimorë.
Kohët e fundit gazetari Qyno ka publikuar mjaft materiale sensitive nga hetimi “Metamorfoza” si dhe dëshmi që kanë lidhje me shumë plane dhe vrasje me pagesë.
Ai po pyetet në kuadër të një hetimi që SPAK ka nisur ndaj vetes për rrjedhje të dosjeve dhe informacioneve që duhet të ishin sekret.
Gazetari Qyno edhe më herët është thirrur në SPAK pasi publikoi pjesë nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.