BallinaKryesoreLETRA/Deputetja britanike dhe 12 zyrtarë evropianë kërkojnë heqjen e masave të BE-së...

LETRA/Deputetja britanike dhe 12 zyrtarë evropianë kërkojnë heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

spot_img
spot_img

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’iu japë fund të gjitha masave kundër Kosovës, dhe të bëhet hetim i plotë për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Në një letër të publikuar më 13 dhjetor në platformën X – të njohur më parë si Twitter – Kearns dhe 12 kryetarë të komiteteve të Parlamentit Evropian, kanë kërkuar që BE-ja të rikthejë bashkëpunimin e plotë me Qeverinë e Kosovës.

“Bojkotimi i zgjedhjeve komunale në krye me Listën Serbe, më 23 prill, sulmi ndaj KFOR-it më 29 maj, ndalim arbitrar i zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe më 14 qershor, dhe sulmet në Banjskë më 24 shtator, shpërfaqin një formë agresioni, me qëllim të destabilizimit të Kosovës”, është thënë në letrën e nënshkruar prej Kearnsit dhe zyrtarëve tjerë evropianë.

BE-ja pati marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës me arsyetimin se ky vend nuk i ka përmbushur kërkesat e BE-së për shtesnionim të situatës

Në mesin e masave ka qenë pezullimi i përkohshëm i punës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, si dhe është pezulluar prezenca e Kosovës në organizimet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale.

Angazhimi i Kosovës në dialogun me Serbinë, që ndërmjetëson BE-ja, është përmendur si njëra prej tyre.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar deputeten britanike dhe zyrtarët tjerë evropianë për mbështetjen dhe ka përsëritur se “masat e padrejta” kundër Kosovës, duhet të hiqen.

Kearns ka kërkuar hetim të plotë dhe publikim të rezultateve për sulmin në Banjskë, me arsyetimin se situata ka rrezikuar të përshkallëzoj edhe më gjerë.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës është sulmuar në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur serb.

Për pasojë ka mbetur i vdekur zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore te serbëve në Kosovë.

Këtë muaj, Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) ka lëshuar fletarrestim për të.

Fletarrestimi për Radoiçiqin është lëshuar në dhjetor me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Meqë Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it, fletarrestimet ndërkombëtare lëshohen në këtë mënyrë. Radoiçiq është marrë në pyetje nga Prokuroria e Serbisë në muajin tetor dhe është akuzuar për kryerje të disa veprave përfshirë trafikim armësh dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Megjithatë, gjykata në Beograd e ka liruar nga paraburgimi dhe ia ka konfiskuar dokumentet./REL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular