BallinaPolitikeNisma kombëtare e PAA: Të rimbjellim pyllin e djegur të Pishë Poros

Nisma kombëtare e PAA: Të rimbjellim pyllin e djegur të Pishë Poros

Nga bregdeti i Fierit, aty kur për ditë me radhë, në fund të Shtatorit dhe fillim të Tetorit të këtij viti, u dogjën qindra hektarë pyje me pisha, Partia Agrare Ambientaliste, lançoi një fushatë kombëtare për të rimbjellë pyllin e Pishë Poros. Janë rreth 700 hektarë pyje të djegura plotësisht apo të dëmtuara.
Kryetari i PAA Z. Agron Duka dhe drejtues të kësaj partie, iu drejtuan qeverisë dhe institucioneve të tjera publike e private, që të bashkohen me një kazuë të madhe, të ringritjes së një pasurie kaq të madhe të natyrës shqiptare që u shkatërrua nga zjarri.
“Jemi këtu sot për ti drejtuar një ftesë të gjithëve: Ministrisë së Mjedisit, dhe qeverisë në tërësi, bashkisë së Fierit por edhe bashkive të tjera, institucioneve publike, organizatave joqeveritare që operojnë në fushën e mjedisit dhe jo vetëm, kompanive private dhe donatorëve të ndryshëm vendas e të huaj. Ne duam të ngrejmë një koalicion të madh për ta rimbjellë këtë pyll të shkatërruar” – deklaroi në Darzezë sot kryetari i PAA Z. Duka.
Sipas Z. Duka, kjo është një punë e madhe, kërkon kohë, financa dhe burime njerëzore. Ndaj ai u bëri thirrje organziatave mjedisore që të organizojnë vullnetarë që të punojnë. Kërkoi ndihmën e universiteteve dhe shkollave për të mobilizuar të rinj. Kërkoi ndihmën e bizneve dhe donatorave për të ofruar fonde për blerjen e fidanëve.
Ky pyll është mbjellë në vitet ‘60-‘70 të shekullit të kaluar me punë vullnetare të mijëra të rinjve shqiptarë dhe ishte një nga hapësirat më të mëdha pyjore që kishte mbetur në bregdet.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular