BallinaAktualitetNuk është hera e parë/ Gazetari Qyno është thirrur dhe paralajmëruar edhe...

Nuk është hera e parë/ Gazetari Qyno është thirrur dhe paralajmëruar edhe për sekretet e dosjes ‘Dumani’

spot_img
spot_img

Gazetari i aktualitetit Elton Qyno prej më shumë se prej 8 orësh po merret në pyetje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kohët e fundit gazetari Qyno ka publikuar mjaft materiale sensitive nga hetimi “Metamorfoza” si dhe dëshmi që kanë lidhje me shumë plane dhe vrasje me pagesë dhe sipas burimeve ai po mbahet me kërkesë të prokurorit Behar Dibra brenda ambjenteve të SPAK.

Por kjo nuk është hera e parë që gazetari Elton Qyno është thirrur dhe paralajmëruar nga Prokuroria e Posaçme( SPAK) për nxjerre sekretesh të dosjeve të nxehta që kjo Prokurori heton.

Në qershor të vitit 2022 gazetari Qyno është sanksionuar nga SPAK për nxjerrjesh sekrete nga dosja Dumanit.

Në njoftimin e datës 14 qershor 2022 SPAK shkruante:

Nisur nga  interpretimet e bëra në media, lidhur me urdhrin e prokurorëve të  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 14.06.2022 ‘’Për ruajtjen e sekretit, ndalimin e publikimit  të akteve dhe përmbajtjes  së tyre’’ sqarojmë se;

Ky urdhër i është komunikuar në datën 16.06.2022 gazetarit E.Q, kundrejt nënshkrimit  për marrjen dijeni, pasi gazetari ka publikuar disa te dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt caktimin e masave të sigurimit personal ‘’arrest në burg’, në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 dhe që në përputhje me nenin 295/a/4 të Kodit Penal përbëjnë akte sekrete  të procedimit penal nr.75/2022. Sqarojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, këtë urdhër ia ka adresuar  vetëm një gazetari dhe për arsyen konkrete të sipërcituar.

Ndërsa vetë gazetari shprehej në atë kohë se kishte vendosur t’i bindej urdhër ndalimi për mos publikimin e të dhënave të tjera nga dosja e Nuredin Dumanit.

“Do respektoj vendimin e tyre se e arritën qëllimin. Nëse ligjërisht po shikoj mundësinë për të goditur këtë urdhër. Do mundohem ta realizoj nëpërmjet gjykatës. Nëse nuk ka mundësi do presim deri në një moment të dytë.” shprehej Elton Qyno në atë atë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular