BallinaPolitikeSPAK kërkoi arrestimin e tij, Sali Berisha: Gati mosbindja civile në të...

SPAK kërkoi arrestimin e tij, Sali Berisha: Gati mosbindja civile në të gjithë Shqipërinë

I pyetur në “Ditari” i A2CNN nëse protestat masive të qytetarëve do të pasojnë lëvizjen e SPAK që ashpërsoi masën e sigurisë duke kërkuar arrestimi e tij, kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha nënvizoi se mosbindja civile do të nisë shumë shpejt në gjithë Shqipërinë, por jo për këtë arsye.

Ai e cilësoi çështjen e tij me drejtësinë si personale dhe theksoi se do të pranojë vendimin e Parlamentit cilido qoftë ai, por arsyeja e vërtetë pse shqiptarët do të mbushin sheshet është shkelja e të drejtave të opozitës nga Rama.

“Jo, ky vendim i sotëm i SKAP-it nuk ka lidhje. Është një vendim të cilin unë personalisht e kisha si të thuash denoncuar më parë. Por kërkesa e tyre në Parlament në një aspekt është një kërkesë që mund t’i drejtohen. Unë kam deklaruar se do zbatoj vendimin e Parlamentit se nuk kam pasur asgjë personale në qëndrimin tim, kam mbrojtur pushtetin kushtetues të Parlamentit shqiptar.

Të vendosë Parlamenti si të dojë, unë e di, si t’i thotë Edi Rama do vendosë. Problemi më i madh është marrja e të drejtave kushtetuese të opozitës. E drejta kushtetues e opozitës në Parlament me emërimin e përfaqësuesve të saj nga Edi Rama, me bllokimin e nismës ligjvënësve të deputetëve të opozitës dhe më e rënda bllokimi i komisioneve parlamentare.

Për këtë sigurisht që opozita do ftohet dhe mosbindja civile jo vetëm në Parlament por do të shtrihet në mbarë vendin. Ka një afat jo të largët të shpejtë por natyrisht shohim efiçencë. Ne duhet të kemi një lëvizje efiçente. Kjo e Parlamentit pati efiçencë të jashtëzakonshme”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular