BallinaPolitikeSPAK kërkon arrestimin e Berishës, Nazarko: Akti i fundit që i jep...

SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Nazarko: Akti i fundit që i jep fund tranzicionit

Analisti Mentor Nazarko e cilëson si akt të fundit që i jep fund tranzicionit, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit, për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, që do i hapte rrugë arrestimit të tij.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se SPAK priti vendimin e Gjykatës së Apelit, që sqaroi dy masat e vendosura më parë për Berishën.

“Berisha përpiqet që të jetë koherent me atë që tha përpara që nëse do të shkohet në parlament, ai do t’i ishte bindur vullnetit të parlamentit. Ndërkohë, po e sheh vendosmërine e shtetit përmes SPAK, që ta çojë deri në fund atë që është urdhëresa e ligjit. Mesa duket, SPAK ka pritur vendimin e Gjykatës së Apelit, që sqaroi çfarë do të thotë kufizimi i lëvizjes, arresti shtëpiak. SPAK ka pritur këtë vendim të Gjykatë së Apelit, në gjykimin tim, para se të shkonte në një masë të tillë. Ky është një akt i fundit që i jep fund tranzicionit, Berisha është dikushi që ka shënjuar historinë e tranzicionit.

SPAK do vazhdojë atë vallen e tij me veprime të tjera, majtas, djathtas. Këtë që po bën Berisha, i ngjan pak Trunmpit, i cili tani i është nënshtruar një sërë gjyqesh, padish, ai po zgjedh rrugën e presionit ndaj gjykatësve, prokurorëve”, theksoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular