BallinaKronikeSPAK kërkon sekuestrimin e 9 pasurive të Redjan Rrajës, përfshirë dy automjete...

SPAK kërkon sekuestrimin e 9 pasurive të Redjan Rrajës, përfshirë dy automjete luksoze

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Redjan Rrajës, i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja. Janë nëntë pasuri që vihen nën sekuestro përfshirë edhe dy automjete luksoze, “Audi – A8”.

Lista e pasurive që sekuestrohen:

Spak kerkon konfiskimin e pasurive te Redian Rrajës

“Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

 Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.

 Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.

 Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

 Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

 2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.

 Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.

 Një orë dore tip “Roleks”.

 Shuma prej 2750 Euro.

Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin te mbikalimi i Shkozetit, ku mbetën të plagosur ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho alias Pellumb Muharremi i njohur si Rrumi dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular