BallinaAktualitet“Asnjë njoftim”- Ish-kryeministri flet për thirrjen e të birit në SPAK: Një...

“Asnjë njoftim”- Ish-kryeministri flet për thirrjen e të birit në SPAK: Një fabrikacion i tipit të vjetër, mashtrim i turpshëm

spot_img
spot_img

Në lidhje me thirrjen e Shkëlzen Berishës në SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk ka patur asnjë ftesë prandaj nuk është paraqitur.

Berisha shtoi se djali i tij thirret në SPAK për motive politike, për një çështje që nuk ka asnjë lidhje

“Një fabriakcion i tipit të vjetër. Djali im, kryekëput për motiv politik është thirr në SKAP për një çështje që nuk ka asnjë lidhje. Ka dëshmuar dhe ka lënë adresën, por duke qenë se thirrja e tij është një turp. Asnjë njoftim, një mashtrim i turpshëm i skapistëve. Kanë deklaruar se nuk ia gjetën adresën”, tha Berisha.

Kujtojmë se gjatë procesit gjyqësor për çështjen Gërdeci, u deklarua se Shkëlzen Berisha nuk është gjetur në adresën e tij dhe per kete arsye nuk eshte njoftuar.

Por në reagimin e tij, Shkëlzen Berisha theksoi se nuk ka patur njoftim për t’u paraqitur në SPAK.

Ai tha se ka depozituar në SPAK, numrin e telefonit dhe adresën e saktë të banesës së tij, dhe sipas tij me heret ai ka marre

“Ne lidhje me disa raprtime mediatike për “mos paraqitjen” time si dëshmitar ne gjykate, me duhet te sqaroj se ne asnjë adrese timen fizike apo elektronike nuk ka mbërritur asnjë ftese për t’u paraqitur për te dëshmuar!

Pretendimet e SPAK, qe janë qartaz ne funksion te qëllimeve politike e mediatike te Edi Rames, bien poshtë, si nga njoftimet e mëparshme qe janë ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti qe personalisht ne dëshminë e dhëne para SPAK kam depozituar adresën e SAKTE si dhe nr e telefonit! Mbetem i hapur për t’u paraqitur konfirmo ligjit me te marre ftesën!”, tha Shkelzen Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular