BallinaKronikeSPAK i mësyn në shtëpi, i mohon të drejtën e avokatit, gazetari...

SPAK i mësyn në shtëpi, i mohon të drejtën e avokatit, gazetari Qyno: Më bën presion për të treguar burimin

spot_img
spot_img

Gazetari Elton Qyno ka denoncuar SPAK se i ka mësyrë në shtëpi, duke e kërcënuar dhe shtantazhuar për të treguar burimin dhe dorëzuar materialet e tij të punës, në lidhje me publikimin e të dhënave të disa dosjeve me interes të lartë.

Në videon e mëposhtme Qyno ka treguar shkurtimisht se si ka ndodhur ngjarja, pasi e kanë thirrur në SPAK rreth orës 11:00 dhe e kanë kërcënuar për të treguar burimin e informacionit për publikimin e disa akteve hetimore nga ana e prokurorisë, duke e mbajtur deri në orën 17:00.

Gazetari Qyno ndodhet brenda banesës së tij, por që SPAK e ka urdhëruar të mos kumunikojë me avokatin e tij dhe as me kolegët gazetarë.

Qyno: Rrini se na ka hyrë SPAK-u. Nuk duan avokat ata. Kanë ardhur këtu, kanë marrë materiale, kanë kontrolluar të gjitha edhe hajdeni këtu por kjo është e gjitha. S’duhet të jetë avokati ishin fëmijët por nuk duhet të jetë avokati.

Gazetari: Çfarë të kanë komunikuar Elton?

Qyno: Asgjë nuk më kanë komunikuar. Vetëm më kanë komunikuar urdhrin e gjykatës për të më kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe makinën po ashtu dhe asgjë më tepër. Unë hyra gati që në orën 11:00 dhe dola në orën 17:00 dhe nuk e di pse më ka ndodhur kjo. Më thirrën për një urdhër ndalimi të akteve për publikimin e akteve të mëtejshme nga ana tjetër më thanë që duhet të merrnin një deklarim. Dhe pastaj kanë filluar presionet të çdo lloj forme me qëllimin për të treguar burimin, kushtet dhe për të dorëzuar materialin. Në kushtet kur unë nuk e bëra një gjë të tillë u procedua me një gjë të tillë.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular