BallinaPolitikeSpartak Ngjela: Berisha nuk është mbret, nëse dënohet, ikën nga politika! PD...

Spartak Ngjela: Berisha nuk është mbret, nëse dënohet, ikën nga politika! PD merr pushtetin brenda muajsh

spot_img
spot_img

Avokati Spartak Ngjela e quan një veprim ligjor normal, që pason refuzimin e Sali Berishës për të mos zbatuar vendimin e GJKKO-së, kërkesën e SPAK për autorizimin e Kuvendit për arrestimin e ish kryeministrit. “Ka rregulla drejtësia. Nuk je mbret. Vetëm mbretin nuk e kap ligjin. Duhej ti përgjigjej kërkesave të hetuesisë në mënyrë të saktë sepse nëse nuk shkon në hetim kanë të drejtën e arrestit ua ka dhënë ligji”, – tha Ngjela në një lidhje skype me emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.Edhe ‘mosbindjen civile’ për të cilën flet Berisha, Ngjela e quan betejë të humbur për ish kryeministrin.

“Berisha nuk bën dot as mosbindje civile dhe as revolucion se nuk ka mbështetës. Nuk e keni parë që nuk ka mbështetës. Si mund të bësh protestë para parlamentit. Kush është ai që ndërhyn kundër vullnetit të parlamentit.  Filozofia e Saliut është meqë unë s’e marr dot kryesinë e shtetit, shkatërroj shtetin”, tha avokati. Ngjela beson se nëse drejtësia i shkon në fund hetimit për Sali Berishën  PD merr qeverinë.

“Do e ndihmojë shumë PD. Nëse Berishës ia çojnë deri në fund goditjen, se nuk besoj dot sepse lideri i PS-së dhe krerët e duan Saliun ta kenë atje të fitojnë gjithmonë, flas politikisht. Nëse SPAK do ta çojë deri në fund edhe ai dënohet qoftë dhe për 6 muaj ai ikën nga politika. Nëse ikën nga politika PD për 6 muaj merr pushtetin, rrëzon PS-në.

Partia Socialiste rrëzohet menjëherë në momentin që ky është larguar nga skakiera politike. Unë them që eliminimi i tij e sjell për 3 -4 muaj PD në pushtet. Njerëzit janë mërzitur shumë me PS-në por mes dy të këqijave, zgjedhin të keqen më të vogël. Në momentin kur e keqja e madhe largohet ajo e vogla bëhet e madhe “, thotë Ngjela.

Avokati është i bindur që Berisha gabon kur refuzon të shkojë në gjykatë pasi në këtë mënyrë ai nuk mbron veten

“Në gjyq i pandehuri shkon për tu mbrojtur. Nëse nuk mbrohet do të dënohet. Ato që bën ai nuk janë mbrojtje. Janë letërsi degradente të shekullit XVI. Nuk kanë vlerë në mbrojtjen juridike ndaj një akuze. Duhet të rrëzosh provat”, përfundoi ai.

Më 18 dhjetor Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin, do të mblidhet për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular