Një 42-vjeçar ka denoncuar sot (14 dhjetor) në polici se drejt makinës së tij është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë në orët e para të mëngjesit.
SIpas policise, 42-vjeçari ka denoncuar ne polici se rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.