BallinaKryesoreUdhëzimi/ Mësuesit në dispozicion, skema e re e punësimit

Udhëzimi/ Mësuesit në dispozicion, skema e re e punësimit

spot_img
spot_img

Një projekt pilotimi do të zbatohet, lidhur me skemën për mësuesit në dispozicion dhe për detyrat e tyre në institucionet publike të arsimit parauniversitar. Sipas një udhëzimi nxjerrë nga Ministria e Arsimit, firmosur nga ministrja Ogerta Manastirliu, do të jetë Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar (DRAP) që organizon punën me Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP) për pilotimin e skemës së mësuesit në dispozicion dhe përcaktimin e detyrave të tij, për vitin shkollor 2023–2024.

ZVA emëron si mësues në dispozicion mësuesit që në fillim të vitit shkollor ngelen pa ngarkesë mësimore. Në rast se nuk plotësohen vendet vakante, atëherë përzgjidhen aplikantët nga portali “Mësues për Shqipërinë”.

Emërimi i mësuesve në dispozicion do të bëhet me kontratë pune me afat të caktuar deri në përfundim të vitit shkollor, sipas numrit dhe profileve të përcaktuara. “Detyrat e mësuesit të dispozicionit përfshijnë dhe detyrat në lidhje me përforcimin për lëndët që do të mbulojnë, sipas nevojave të kërkuara nga institucioni shkollor kur nuk paraqitet nevoja e zëvendësimit (dispozicionit).”, theksohet në udhëzimin e ministres Manastirliu.

Mësuesit në dispozicion

 

 

Mësuesi në dispozicion është mësuesi që zëvendëson lëndët mësimore në rastet kur  mungojnë në punë mësues për arsye shëndetësore, të cilët trajtohen me raporte mjekësore për paaftësi të përkohshme që paguhen nga punëdhënësi; mungojnë në punë mësues me leje administrative, me ose pa të drejtë page.

Mësuesi në dispozicion realizon orë përforcimi me nxënësit me arritje të ulëta për lëndët ku zhvillohet përforcimi. Në kontratën e punës përcaktohet institucioni arsimor publik parauniversitar, ku mësuesi në dispozicion do të zhvillojë orët e përforcimit.

Ngarkesa mësimore javore

Ngarkesa mësimore javore e mësuesit në dispozicion është sa ngarkesa javore e mësuesit të arsimit bazë të profilit/lëndës përkatëse.

Drejtoria e institucionit arsimor publik parauniversitar, sapo merr informacion për mungesën në punë të mësuesit, informon ZVAP-në, e cila njofton menjëherë mësuesin në dispozicion për institucionin ku do të paraqitet në punë për zëvendësim.

Njoftimi i mësuesit, në rastet kur është e mundur, të bëhet një ditë përpara zëvendësimit.

Mësuesi në dispozicion, pas njoftimit të marrë nga ZVAP-ja, komunikon me drejtorinë e institucionit arsimor publik parauniversitar ku do të paraqitet, për t’u informuar për orarin mësimor, temat mësimore, si dhe njofton drejtorinë e institucionit arsimor publik parauniversitar, ku zhvillon orët e përforcimit.

“Gjatë kohës që mësuesi nuk ka orë në skemën e zëvendësimit, kryen detyra të ngarkuara nga drejtoria e shkollës, që lidhen me përforcimin. Përforcimi në arsimin e mesëm të ulët dhe në arsimin e mesëm të lartë për lëndët gjuhë shqipeletërsi dhe matematikë realizohet me nga 2 orë në javë, ndërsa për lëndët e tjera realizohet me nga 1 orë në javë për secilën prej tyre.”, thuhet në udhëzim.

Në përfundim të çdo muaji, drejtoria e institucionit/institucioneve arsimor/e publik/e parauniversitar/e, ku mësuesi në dispozicion ka kryer orët mësimore të zëvendësimit/orët e përforcimit, dërgon zyrtarisht në ZVAP formularin e mësuesit në dispozicion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular