Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi po kalon një formë mjaft të mirë te skuadra e Spartës së Pragës. 27-vjeçari është shndërruar në protagonist tek çekët, duke fituar edhe vendin e titullarit.
Laçi rrëmbeu skenën mbrëmjen e sotme, në duelin e grupeve në Ligën e Europës, teksa dhuroi një asist mjaft të bukur në duelin ndaj qipriotëve të Aris. Asisti i Laçit, u shndërruar në gol nga Birmançeviç, i cili ngriti shifrat në 0-3 në fundin e pjesës së parë.