13 Dhjetor 2023, Tiranë – Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror, ka ndarë disa destinacione emocionuese dimërore, të cilat do të nxisin dëshirën tuaj për të udhëtuar. Nëse keni dëshirë të vizitoni peisazhe të mbuluara me dëborë, kështjella historike apo dëshironi të provoni ushqimet e veçanta dimërore, Wizz Air paraqet disa oferta të pakrahasueshme, duke filluar nga vetëm 14.99 euro. Për më tepër, sot më datë 13 dhjetor, pasagjerët mund të përfitojnë 10% zbritje në disa fluturime të zgjedhura deri më 31 janar, 2024. Rezervoni biletën tuaj nga Tirana për fillimin e vitit 2024 drejt qyteteve që ndezin fantazitë e të gjithëve në Wizzair.com ose nëpërmjet aplikacionit celular WIZZ.
Katania, Itali
Arratisuni drejt ishullit rrezatues të Siçilisë përmes fluturimeve direkte drejt Katanias. Zbuloni historinë e pasur, kuzhinën fantastike italiane dhe shijoni rrezet e diellit nëpërmjet një udhëtimi me Wizz Air. Në teatrin antik të Taorminës, historia merr jetë pas sfondit mahnitës së bregdetit. Shëtisni nëpër rrugët plot jetë të qendrës historike të Katanias, ku arkitektura baroke dhe tregjet e mbushura me një shumëllojshmëri artizanalesh italiane krijojnë një atmosferë magjepsëse. Wizz Air fluturon drejt Katanias çdo ditë të javës me një udhëtim që zgjat vetëm 1 orë e 30 minuta.
Paris, Francë
Eksploroni magjinë e Qytetit të Dritave me një fluturim direkt nga Tirana drejt Paris Beauvais. Njihuni me atmosferën romatike, artin e klasit të parë dhe kuzhinën e veçantë pariziene ndërsa shëtisni në rrugët e kryeqytetit të Francës. Revel in the charm of Montmartre, zemra artistike e Parisit, e njohur për frymën bohemiane dhe kishën ikonike të Sacré-Cœur. Si mund të mos vizitoni Muzeun e Luvrit, shtëpinë e veprave më të famshme botërore të artit, përfshirë edhe Mona Lizën. E veçanta e vizitës tuaj në këtë periudhë jashtë sezonit është se do të mund t’i shijoni pikturat e njohura në qetësinë tuaj, pa rradhët tejet të gjata turistike. Nëse doni ta shijoni qytetin nga një këndvështrim tjetër, një udhëtim me anije në lumin Seine do të ishte një zgjedhje perfekte gjatë mbrëmjes, ku dritat ndriçojnë të gjithë qytetin. Wizz Air fluturon drejt Parisit çdo ditë të javës. Udhëtimi zgjat përafërsisht 3 orë.
Romë, Itali
Përjetoni magjepsjen e përjetshme të Romës me fluturimet me çmim të përballueshëm të Wizz Air drejt këtij qyteti historik. Nëse dëshironi të shëtisni nëpër rrënojat e lashta të Romës apo të vizitoni arkitekturën madhështore të Koloseut, Roma ofron një udhëtim fantastik në histori. Në Romë ju mund të provoni ushqimet tradicionale italiane dhe mund të eksploroni lagjet e njohura si ajo e Trasteveres. Wizz Air fluturon çdo ditë drejt Romës me një udhëtim që zgjat vetëm 1 orë e 30 minuta.
Budapest, Hungari
Zbuloni historinë e Budapestit nëpërmjet fluturimeve direkte të Wizz Air nga Tirana. Zhytuni në kulturën e pasur të banjave termale të qytetit, ekspoloroni kështjellën historikë të Budës dhe shëtisni në lumin piktoresk të Danubit në një udhëtim që bashkon historinë dhe kulturën bashkëkohore. Wizz Air operon drejt Budapestit dy herë ne javë, duke ofruar kështu më shumë mundësi për të përjetuar atmosferën plot gjallëri të qytetit me një fluturim që zgjat vetëm 1 orë e 30 minuta.
Londër, Mbretëri e Bashkuar
Nisni një udhëtim të mbushur plot histori me fluturimet e Wizz Air drejt Londrës. Eksploroni qytetin dhe monumentet e famshme të qytetit, si kullën e Londrës dhe mrekullitë bashkëkohore të Shardit. Në Londër ju mund të gjeni një larmishmëri kuzhinash, duke filluar nga baret tradicionale britanike dhe deri tek restorantet që ofrojnë menu të ndryshme botërore. Nëse doni të provoni çajin e njohur britanik apo të ekspoloroni tregjet e ndryshme ushqimore, Londra është një ndër destinacionet më të veçanta dimërore. Wizz Air fluturon çdo ditë nga Tirana drejt kryeqytetit britanik, duke ofruar disa mundësi për të gjithë pasagjerët që po planifikojnë pushimet e tyre.
Për të ndihmuar pasagjerët që preferojnë të kenë internet edhe gjatë fluturimit, Wizz Air ofron tani shërbimin e kartave eSIM. Ky shërbim u ofron klientëve internet me shpejtësi të lartë pa shkëputje. Nëpërmjet këtyre kartave, Wizz Air u mundëson klientëve opsione me çmim të përballueshëm, duke u lidhur me më shumë se 245 rrjete celulare në më shumë se 150 shtete të botës, pa pasur nevojë të ndërrojnë kartën e tyre fizike.
Si gjithmonë, për ofertat më të mira dhe për përvojën më të mirë për klientët, të gjithë pasagjerët mund të rezervojnë nëpërmjet faqes zyrtare Wizzir.com ose nëpërmjet aplikacionit zyrtar WIZZ, për të planifikuar udhëtimet e vitit 2024.