Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se me vullnetin e shqiptarëve, do të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 2025.
Deklaratën, Berisha e bëri në studion e Opinion, ndërsa shtoi se pas fitores së zgjedhjeve do të ketë referendum për kryeministrin.
“Me vullnetin e shqiptarëve, pa asnjë mëdyshje. Pas fitores së zgjedhjeve do të ketë një referendum për kryeministrin. Sali Berisha nuk ndërron kushtetutën por ka premtuar se do t’u japë mundësi zgjedhësve të rivotojnë”, tha Berisha.
Kujtojmë se më 12 dhjetor SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit për Berishën.
Në lidhje me marrëdhëniet me Partinë e Lirisë, ish-kryeministri tha se janë shumë të mira.
“Shumë të mira. Meta nuk është zhdukur, është aktiv. Sot takova deputetët e tij, janë në betejë. Kanë qëndrime të qarta në Kuvend dhe jashtë”, tha Berisha.