Një aksident ka ndodhur pranë një karuranti ne qendër të qytetit të Pogradecit.
Sipas informacioneve nga policia në këtë aksident janë përfshirë dy mjete dhe një autobus.
Mësohet se të treja mjetet lëviznin në të njëjtin sens, ka qënë autobusi i pari dhe pas tij mjetet e tjera të cilat u përplasën njëra pas tjetrës.
Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.
Nga aksidenti u krijua trafik ndërsa policia po bën të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit si dhe po punoi për të mbarvajtur situatën me mjetet që kishin krijuar trafik.
Nga të dhënat e para sipas informacioneve nga policia dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë lagështia në rrugë për shkak të rreshjeve.