Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë po ndodh në burgun e Peqinit. Mesohet se Sokol Mjacaj, një i dënuar përjetë, ka qëlluar me armë zjarri drejt të dënuarve të tjerë dhe më pas nën kërcënimin e armës është futur në kuzhinë dhe po mban peng punonjësit.
Mësohet se të dënuarit e tjerë në Peqin janë në një kryengritje. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy tq ënuar me burg përjetë.
Kryengritjen dyshohet se e kanë organizuar tre të dënuarit, Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi. Mbetet e paqartë sesi është futur arma në burg.
Mjacaj u dërgua sot ne shërbimin “41biss”, pas urdhrit të ministrit Ulsi Manja. Ai është dënuar për vrasjen e dy turisteve çek, në Dukagjin, në vitin 2015.
EMRAT/ Mjacaj dhe 2 të tjerë kryengritje në burgun e Peqinit, situatë kaotike dhe e pazakontë në burgun e sigurisë së lartë
RELATED ARTICLES