BallinaKryesore“Garantoj familjarët e të dënuarve që situata është në kontroll”, Manja për...

“Garantoj familjarët e të dënuarve që situata është në kontroll”, Manja për situatën në burgun e Peqinit: Nuk është cënuar jeta e stafit, për detaje të tjera presim rezultatet e hetimit

spot_img
spot_img

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, ku Sokol Mjaca qëlloi për vdekjen, Arben Lleshit në qelinë e këtij të fundit dhe nga plumbat mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqa, i cili ishte në të njëjtën qeli me viktimën.

Ministrja Manja garantoi familjarët e të dënuarve në Peqin dhe në të gjithë burgjet e vendit, se situata është në kontroll dhe se autori i është dorëzuar drejtësisë.

Ai po ashtu tha se asnjë prej anëtarëve të stafit të burgut nuk i është cënuar jeta gjatë kësaj ngjarjeje të rëndë, e sa i përket detajeve të tjera, ai tha se duhet të presim hetimet që janë marrë në dorë nga Prokuroria e Elbasanit.

“Dua të garantoj familjarët e të dënuarve, që situata  është në kontroll. Autori  i kësaj ngjarjeje,  është një i dënuar me burgim ë përjetshëm, që po vuante dënimin këtë dhe pas kryerjes së krimit i është dorëzuar drejtësisë.

Autori është vënë i gatshëm institucioneve të drejtësisë. Ngjarja është e rëndë, por për asnjë moment nuk ka pasur cënim të jetës së stafeve tona.

Për detaje të tjera duhet të presim rezultat e hetimit.

Për dinamikën e ngjarjes, është çështje që i përket hetimit dhe unë nuk dua të cënoj asnjë element të hetimit.

Pasi të merret në pyetje autori, do të ketë nj deklaratë për shtyp, për aq sa lejon hetimi” tha ndër të tjera Manja.

Ngjarja

Sokol Mjaca pasi është kthyer nga zona e ajrimit, ka shkuar neë derën e qelisë, ku ndodhej Arben Lleshi, e ka thirrur në emër dhe më pas qëlluar 3 herë më pistoletë në drejtim tij duke e lënë të vdekur dhe plagosur në këmbë padashje, të dënuarin tjetër që ndante qelinë me viktimën, Indrit Shaqen.

Ngjarja dyshohet se është e mirëmenduar nga autori dhe besohet se ky i fundit është urdhëruar nga jashtë, për qëllime hakmarrjeje.

Kujtojmë se Mjacaj pasi kreu krimin e rëndë, tentoi që të merrte peng disa persona, por në momentin që ky plan nuk i ka ecur, është vetëizoluar në një nga qelitë, dhe ka kërcënuar se nëse dikush i afrohet do ta qëllojë.

Pas rreth një ore, ai është vetëdorëzuar dhe më pas është marrë në pyetje nga drejtues të lartë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular