BallinaKryesoreHipokrizia, ditën bërtasin pro SHBA dhe SPAK, natën hedhin firmën për ndalimin...

Hipokrizia, ditën bërtasin pro SHBA dhe SPAK, natën hedhin firmën për ndalimin e arrestit të Berishës

spot_img
spot_img

Që SPAK-u është investim amerikan, jashtë influencës së pushtetit apo ndonjë personazhi të fuqishëm, kjo po vërtetohet dita-ditës.

Që SPAK-u sulmohet sa nga pushteti, aq edhe nga grupimi i Sali Berishës, me të njëjtin intesitet dhe për të njëjtat arsye, kjo nuk ka më asnjë dyshim, sepse faktet flasin më shumë se fjalët.

Por dhe që një pjesë e deputetëve të bashkuar formalisht me Berishën deri dje përbetoheshin për mbështetje të drejtësisë, të SPAK-ut dhe të Gjykatës së Posaçme si investime amerikane, mjafton të shohësh deklaratat e tyre të mëparshme dhe e sheh se sa kanë ndryshuar ato nga qëndrimet e sotme.

Se çfarë mund ta shtyjë Gazmend Bardhin dhe deputetët e tjerë që të çojnë në Gjykatën Kushtetuese vendinin për kërkesën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit, këtë koha do ta tregojë.

Por Bardhi me shokë do të mbahen mend si kamerdaret e shpëtimit të Berishës në përpjekjet e tij për të dalë nga çorba që vetë ka gatuar.

Në vend që t’i kërkonin llogari për humbjen e zgjedhjeve lokale, vajtën dhe u bashkuan me të në dëm të demokratëve dhe të PD-së.

Në vend që ta lënë vetëm në fatin e tij penal, shndërrohen në kamikazë që sulmojnë SPAK-unë me gjuhë dhe metoda berishiste.

Më poshtë lista e deputetëve të Berishës që kanë firmosur padinë kundër SPAK-ut në Gjykatën Kushtetuese, e cila, sipas akuzave të Berishës, kontrollohet nga Edi Rama.

Duke qenë se lista për disa ditë u mbajt e fshehtë nga Sali Berisha, për t’i mbajtur peng deputetët firmëtar, sot ajo u bë publike në media.

Mes emrave është edhe Gazment Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular