Motra e Aleksandër Sadikajt, i cili është vrarë me shpërthim me tritol mesditën e 11 Qershorit 2022, në afërsi të rrethrrothullimit të TEG, ka përmendur disa nga emrat që sipas saj janë të përfshirë në vdekjen e të riut.
Vanesa shkruan në një postim në rrjetet sociale, se Ledion Alushaj në bashkëpunim me Edmond Papën janë autorët e vrasjes së vëllait të saj.
Sipas saj, 27-vjeçari ndjerë i kishte dhënë me mirëbesim makinën Ledion Alushajt, por ky i fundit e ka dërguar tek servisi i dajës së Edmond Papës, ku edhe iu vendos tritoli.
Ajo shkruan se Aleksandër Sadikaj dhe dy personat që i konsideron si vrasësit e të vëllait, hanin e pinin së bashku, madje i shkuan edhe në varrim një ditë pas krimit që shokoi opinonin publik.
“Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne”, thotë ajo.
Ndërsa shtoi se së bashku me Edmond Papën i kanë shkuar në banesë ku kanë qëndruar gjithë natën dhe “bënin sikur qanin”.
“Isha tek burgu kur i gjujti tritol shoku, Alexandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë.
Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për ti bërë disa servise tek daja i Edmond Papës pra këta të dy në bashkëpunim me vranë Aleksandrin.
Mbrapa krahu ndërkohë që hanin e pinin me të, ditën tjetër erdhi në varrim Ledjon Alushaj bashkë me Edmond Papën qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe “bënin sikur qanin”.
Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne. Ja pra kush janë trimat e sotëm ata që kanë dy lekë mendojnë se mund të vrasin edhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tok këta pra janë gangsterat e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve.
Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tani më. E di shteti gjithashtu. Ledjon Allushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tonë hante dhe pinte me ne. Vëllai im luante me djalin e Ledjon Alushajt e përkëdhelte e puthte ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandrit. Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt”, shkruan ajo në një postim.
Vrasja e Edmond Papës
Vrasja e biznesmenti Edmond Papa më 16 dhjetor 2022 dyshohet se ka lidhje me ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt.
30-vjeçari Albano Velo, i arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e Edmond Papa, mësohet se kishte lidhje shoqërore me 27-vjeçarin.
Albano Velo sakaq ka mohuar përfshirjen e tij në këtë krim, teksa është marrë në pyetje, ndërkohë që gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Vrasja e Aleksandër Sadikajt
27 vjeçari Aleksandër Sadikaj, u vra më 11 qershor 2022 në aksin Sauk -TEG, kur makina me të cilën po udhëtonte shpërtheu, si pasojë e vendosjes së tritolit.
Nga shpërthimi Sadikaj humbi 2 gjymtyrët e poshtëm.
Ai mundi të dilte vetë nga makina dhe u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.
Sadikaj ishte pronar i një resorti me pistë hipizmi në Memaliaj.