BallinaKronikePas sherrit me kushëririn e tij, tre të rinjtë i bllokojnë rrugën...

Pas sherrit me kushëririn e tij, tre të rinjtë i bllokojnë rrugën 21-vjeçarit dhe e marrin peng! Efektivi i policisë fshehu ngjarjen

spot_img
spot_img

Një 21-vjeçar është marrë peng nga tre të rinj në Fier pas një konflikti që këta të fundit kishin pasur me kushëririn e tij.

Kejvi Brahimllari, Elisiano Abazaj, në bashkëpunim me 32-vjeçarin me iniciale A. Z., mësohet se tre ditë më parë kanë ndaluar makinën ku udhëtonte 21-vjeçari me inciale H. T. dhe pasi e kanë dëmtuar atë, e kanë marrë me forcë në mjetin e tyre duke e mbajtur peng për rreth 3 orë.

Automjetin me të cilin udhëtonte 21-vjeçari, autorët e kishin marrë dhe fshehur në fshatin Ferras.

Pas ngjarjes, policia ka vendosur në pranga dy prej personave që morën peng të riun, 26-vjeçarin Kejvi Brahimllari, 26-vjeçarin Elisiano Abazaj, ndërsa është shpallur në kërkim 32-vjeçarin me iniciale A. Z., për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja me dhunë” të kryera në bashkëpunim.

Gjithashtu është arrestuar efektivi i “Shqiponjave”, Gestian Ymeraj, banues në Fier, pasi akuzohet se ka pasur dijeni për ngjarjen, por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë. 31-vjeçari u vendos në pranga për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Blutë e Fierit sekuestruan makinën me të cilën tre të rinjtë morën me forcë 21-vjeçarin si edhe automjetin me të cilin udhëtonte ky i fundit, që autorët e kishin fshehur në fshatin Ferras

Njoftimi i policisë:

I hoqën lirinë, për motive të dobëta, një 21-vjeçari, vihen në pranga 2 shtetas dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tretë.

Arrestohet edhe punonjësi i Policisë i cili kishte dijeni për ngjarjen por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas njoftimit të marrë nga një shtetas se disa shtetas i kanë marrë me forcë vëllain dhe automjetin me të cilin ai po udhëtonte, organizuan punën dhe falë veprimeve të  shpejta operacionale hetimore finaluan operacionin policor të koduar “Ferras”, gjatë të cilit u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi i dy prej autorëve, shtetasve K. B., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, banues në Fier, si edhe po punojnë për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit A. Z., 32 vjeç, banues në Mallakastër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja me dhunë” të kryera në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras, Fier, ku autorët, për shkak të një debati që kanë pasur para 2 ditësh, për motive të dobëta, me kushëririn e shtetasit H. T., 21 vjeç, kanë ndaluar automjetin me të cilin ky shtetas po udhëtonte, e kanë dëmtuar atë dhe e kanë marrë me forcë për rreth 3 orë.

Gjithashtu, nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se punonjësi i policisë G. Y., 31 vjeç, banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka pasur dijeni për ngjarjen por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë, për të cilin u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

U sekuestrua automjeti me të cilën autorët morën me forcë 21-vjeçarin si edhe automjeti me të cilin udhëtonte 21-vjeçari, të cilin autorët e kishin marrë dhe fshehur në fshatin Ferras.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arrestimi i punonjësit të Policisë është në vijim të vetëpastrimit të radhëve të Policisë nga personat e inkriminuar, ata që abuzojnë me detyrën me veprime apo me mosveprime. Policia e Shtetit është e vendosur që të largoi nga radhët e saj cilindo punonjës Policie që nuk zbaton ligjin dhe nuk justifikon besimin e qytetarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular