BallinaKronike“Vrasja e Arben Leshit me armë në qeli nga Sokol Mjacaj, policia...

“Vrasja e Arben Leshit me armë në qeli nga Sokol Mjacaj, policia reagon një ditë pas ngjarjes: Kush janë zyrtarët që u ndaluan

spot_img
spot_img

Policia ka reaguar një ditë pas ngjarjes në lidhje me krimin e rëndë brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjeshtëm, Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri në qelinë e tij të burgosurin, Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Uniformat blu, informon se të tre të burgosurit janë të dënuar me burgim të përjetshëm dhe se i plagosuri Indrit Shaqja ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Policia raporton se 28-vjeçari Sokol Mjacaj ka kërcënuar me armën që kreu krimin punonjësit e shërbimit që ndodheshin në burgin e Peqinit.

“U ekzekutua urdhri i prokurorit, për kryerjen e arrestimit në flagrancë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të shtetasit Sokol Mjaçaj”, informojnë blutë e Elbasanit.

Ndërkohë janë ndaluar disa zytarë dhe efektivë të burgut të Peqinit, përfshirë drejtorin e institucionit, Kamber Hoxha, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Zyrtarët e ndaluar:

-Kamber Hoxha, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;

-Q. M., 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;

-N. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;

-V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;

-A. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;

-I. B., 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-F. M., 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-F. P., 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-G. M., 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;

-K. H., 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;

-E. Ç., 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;

-I. D., 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.

Njoftimi i policisë së Elbasanit:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, në IEVP Peqin, ku shtetasi Sokol Mjaçaj vrau me armë zjarri, shtetasin Arben Lleshi, plagosi shtetasin Indrit Shaqja (të tre këta shtetas vuanin dënimin me burgim të përjetshëm në IEVP Peqin), i cili është aktualisht në kujdesin e mjekëve, si dhe kanosi me këtë armë, punonjësit e shërbimit në këtë IEVP, ju informojmë se:

Nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan u ekzekutua urdhri i prokurorit, për kryerjen e arrestimit në flagrancë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të shtetasit Sokol Mjaçaj, 28 vjeç.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit, në bashkëpunim me ata të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të shtetasve:

-K. H., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;

-Q. M., 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;

-N. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;

-V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;

-A. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;

-I. B., 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-F. M., 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-F. P., 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-G. M., 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;

-K. H., 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;

-E. Ç., 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;

-I. D., 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.

Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua arma e zjarrit e përdorur në ngjarje, si dhe prova të tjera materiale që do t’i shërbejnë hetimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular