Ahmet Prençi: Gianni Palagonia me librat e tij na trasmenton peripecitë dhe vuajtjet që e shoqërojnë jetën e karrierën e një oficeri policie

0
985
Nga Ahmet Prençi
Gianni Palagonia është paraqitur para publikut shqiptarë i shqipëruar me tre libra nga përkthyesja Ajsela Koka. Unë kam arritur të lexoj romanin “Heshtja” e më pas “Shqiponja dhe Oktapodi”. Xhani është një ish oficer i policisë italiane që pasi ka mbyllur karierën në polici, po jeton në Shqipëri ku duket qartë se i është përkushtuar shkrimtarisë. Si një ish koleg imi, pata rastin të marr prej tij në panair dy libra dhe i kam lexuar me një kuriozitet të madh. Më kanë shijuar shumë librat e tij, pasi janë shkruar me një stil krejt të veçantë dhe origjinal duke na trasmentuar peripecitë dhe vuajtjet që e shoqërojnë jetën e karierën e një oficeri policie.
Ky shënim i thjeshtë është një ftesë për lexim për këdo e aq më shumë për punonjësit e policisë. Teksti i romaneve të tij ndonëse është fund e krye policesk, ka përshkrime të jashtëzakonshme me befasi dhe emocion, me dhimbje dhe vuajtje, me rreziqe dhe supriza që të nxisin të mos shkëputesh dot nga leximi deri në fund. Përveçse me ngjarje dhe episode të pafundme dhe mjaft interesante, janë dhe romane psikologjike me mjaft vlerë. Ndonse “Heshtja” është një roman për karierën e autorit në Itali që lidhet me mafjen dhe luftës që i bëhet asaj, romani tjetër “Shqiponja dhe oktapodi” lidhen ngushte më Shqipërinë, me misionin që autori ka kryer si pjesë e “Interforcës” italiane në Tiranë. Duke qenë me mision në Tiranë gjejmë të përshkruar me shpirtë e dashuri realitetin tonë në ato vite me gjithë rrëmujën e kontraditat tona të çuditshme. Xhani ka gdhendur bukur personazhet që e kanë rrethur këtu në Shqipëri dhe na sjell të freskët e me objektivitet në vëmendje të kaluarën e brezit tonë. Ndonse në formë të bukur letrare personazhet e tij janë aq real dhe aq të prekshëm. Shumë prej personazheve të tij duke lexuar romanin them se i kam njohur dhe kam jetuar mes tyre. Njëri prej tyre, Simoni, më mbeti gjatë në mendje. Sa shumë Simonë të mirë, të ndërshëm e të përkushtuar kam njohur dhe unë, që patën fatin e personazhit të Xhanit…Viola, personazhi jetër është shkruar me shumë dashuri duke e lidhur autorin pazgjithshmërisht me Shqiprinë tonë.
Xhani është një polic i lindur që i shkruan me ndjenjë të lartë profesionit që i ka kushtuar jetën. Ai e ka dashur uniformën që mbante veshur por poshtë lëkurës së tij gjithmonë ka jetuar dhe është rritur shkrimtari. Shënimet e tijë që ka mbajtur gjithë jetën, sot po i shëndrron në romane që skanojnë jo vetëm veprimtarinë e vet por të gjithë shoqërisë ku ai ka vepruar e jetuar. Do dëshiroja shumë që të gjitha botimet e tij në Itali të përktheheshin për ti patur në dorë e vëmendje lexuesi shqiptarë. Kemi parë filma policesk italian dhe kemi lexuar libra të tillë nga autor të ndryshëm, por libra të shkruar nga autor polic ju siguroj se janë shumë më të bukur e shumë më të detajuar se e autorëve të tjerë jo polic. Ngjarjet reale e të jetuara nga një polic i devotshëm kalojnë çdo fantazi e imagjinatë letrare, ndaj ju ftoj ti lexoni librat e mrekullueshëm të këtij autori që nëpërmjet shtepisë botuese “Dritan” janë sot pasuri e letërsisë shqipe. Faleminderit Gianni Palagonia dhe shumë suksese në vepra të tjera në italisht e shqip.