BallinaKulture“Babai i tij vdiq dhe kurrë nuk më foli”- Zamira Kita ndan...

“Babai i tij vdiq dhe kurrë nuk më foli”- Zamira Kita ndan rrëfimin e rrallë për jetën e saj dhe marrëdhënien me prindërit e bashkëshortit: Ata nuk më kanë dashur kurrë!

spot_img
spot_img

Aktorja e njohur dhe e dashur për publikun, Zamira Kita ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj dhe raportet e saj me njerëzit.

Në rrjedhën e historisë së saj, ajo u ndal tek vajza e saj, me të cilën ngeli shtatzanë në moshën 40-vjeçare.

Kita e përshkroi këtë moment si mjaft emocionues, dhe ndoshta kjo shtatzani erdhi nga takimet plot mall që kishte me bashkëshortin, të cilin e takonte edhe rrallë shpeshherë asokohe.

Aktorja tregoi se më herët, në moshën 32-vjeçare se kishte abortuar dhe se shtatzaninë e dytë nuk kishte asnjë arsye për të ndalur. Ishte pikërisht ky moment thotë ajo, që  vulosi marrëdhënien e saj të dashurisë prej 14 vitesh, duke e çuar atë drejt martesës.

“Ishte kufiri i kohës sime biologjike dhe atë fëmijë e kisha dëshiruar shumë”, tha Zamira, teksa foli edhe për marrëdhënien që ajo ka me vajzën e saj e cila tashmë është në moshën 20-vjeçare.

Zamira, në podcastin e “Zë me Mirën”, tregoi se për bashkëshortin e saj është detyruar të lë shumë ëndrra mënjanë.

“Kam lënë shumë role në teatër, në film”, thotë ajo, “se nuk i pëlqenin Benit”.

Ajo kujtoi se edhe kur është martuar i është dedikuar tërësisht atij, ndërsa tregon se i tha që do të lërë çdo gjë, vetëm për të.

Ajo shprehet krenare që arriti që emrin e saj e krijoi në Korçë.

Në rrjedhën e këtij rrëfimi, Zamira u ndal edhe tek familja e bashkëshortit, e cila tha se nuk e kanë dashur kurrë si nuse. E teksa nëna si përfundim mundi ta pranonte, babai i bashkëshortit vdiq duke mos i folur dhe mos i dhënë as dorën, ndërkohë që aktorja u përkujdes që atij mos t’i mungonte asgjë gjatë kohës që ai ishte sëmurë.

“Beni nuk ishte xheloz, por kishte problemin e gjykimit në Korçë.

Ata nuk më kanë dashur kurrë, madje e kanë patur tmerr që ai të martohej me mua. Nuk donin në asnjë mënyrë që Beni të martohej me mua. Nëna e tij vetëm kur ne u martuam, më priti, më tha që po të do djali, edhe unë do të dua. Babai Benit nuk më foli kurr, ai ndërroi jetë dhe ai nuk ma dha dorën kurrë ndërkohë që unë jam kujdesur shumë për të edhe në spital. Kur unë i thoja Benit dua të hyj ta takoj, ata më thonin, jo se mund të marrë ndonjë goditje emocionale.”, rrëfeu aktorja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular