Një fabrikë në zonën e Vaqarrit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme (18 dhjetor). Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në fabrikën e vajit, ndërsa mësohet se zjarrfikësja ka shuar flakët. Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale. Policia bën me dije se ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.12.2023, në Vaqarr, ka rënë zjarr në një fabrikë vaji, me administrator shtetasin H. S. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.