Sot, në Belgjikë është mbajtur një nga gjyqet më të mëdha, ku para bankës së akuzuarëve kanë qenë 120 të pandehur, pas zbërthimit të aplikacioneve SKY ECC dhe Encrochat.
Të dyshuarit ishin nga Belgjika, Shqipëria, Kolumbia dhe Afrika e Veriut të akuzuar për përfshirje në një grup të gjerë kriminal, u përballën me drejtësinë në një sallë gjyqi të sigurisë së lartë në ish-selinë e aleancës ushtarake të NATO-s, në Bruksel. Drejtuesi i dyshuar i grupit kriminal ishte një shtetas shqiptar.
Grupi i kontrabandës së drogës, i cili ishte aktiv që nga viti 2017 deri në fund të vitit 2022, përfshinte banda të shumta kriminale dhe u çmontua pas bastisjeve të policisë në Belgjikë, Gjermani dhe Itali.
Prokurorët kanë bërë me dije se kokaina dhe kanabisi u transportuan në kontenjerë nga Amerika e Jugut dhe Maroku dhe u kontrabanduan përmes porteve në Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Francë përpara se të shiteshin në të gjithë Evropën dhe se bandat përdornin aplikacione të mesazheve të koduara.
Rasti bazohet pjesërisht në provat e zbuluara pasi hetuesit në Belgjikë, Francë dhe Holandë hapën aplikacionet e fshehta Sky ECC dhe Encrochat.
Duke depërtuar në aplikacione, policia ka deklaruar se ishte në gjendje të vëzhgonte planifikimin dhe funksionimin e grupit të trafikantëve të drogës.
Belgjika është shtëpia e portit gjigant të Antwerpen, i cili është bërë porta kryesore për transportimin e kokainës në Evropë.
Të dyshuarit në gjyqin e madh që filloi sot u përballën me një sërë akuzash duke përfshirë trafik droge, trafik armësh dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Gjithsej 124 persona janë në gjyq, por disa prej tyre janë në arrati dhe do të gjykohen në mungesë.
Drejtuesi i dyshuar i grupit kriminal ishte një shtetas shqiptar.
Prokurorët deklaron se kishte një “strukturë dhe hierarki” ndërmjet grupeve të ndryshme kriminale të përfshira dhe lidhjet e qarta të paligjshme tregtare.
Të dyshuarit akuzohen veçanërisht se kanë operuar së bashku në laboratorë të përpunimit të kokainës të zbuluar në tokën belge. Gjyqi pritet të zgjasë disa muaj.