Kina është tronditur nga një tërmet i fuqishëm, ku për pasojë 116 persona kanë humbur jetën. Tërmeti me magnitudë 6.2 goditi provincat Gansu dhe Qinghai, në pjesën veriperëndimore të Kinës
Raportohet se ka mbi 500 të plagosur. Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për përpjekje “të gjithanshme” në operacionet e kërkimit, shpëtimit dhe ndihmës pas tërmetit.
Epiqendra ishte vetëm 5 kilometra larg kufirit mes dy provincave. Siç raportohet nga transmetuesi CCTV, 105 njerëz vdiqën në provincën Gansu dhe 11 të tjerë në provincën fqinje Qinghai.
Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në rrëonja për gjetjen e të mbijetuarve.