BallinaAktualitetVangjush Dako dhe Fredi Beleri transferohen nga burgu i Durrësit në atë...

Vangjush Dako dhe Fredi Beleri transferohen nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, zbulohet arsyeja

spot_img
spot_img

Me urdhër të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, janë marrë masat që të burgosurit “vip” si Vangjush Dako apo Fredi Beleri të transferohen nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Mësohet se këto masa janë marrë me qëllim rritjen e sigurisë në burgje, pas ngjarjes së fundit në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin.

Në sektorin “Vip”, mbaheshin ish-zyrtarë, ish-prokurorë e ish-ministra në gjykim apo nën hetim për korrupsion, shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre.

ÇFARE NDODHI NE BURGUN E PEQINIT

Më 15 dhjetor Arben Lleshi, i dënuar me burgim të përjetshëm mbeti i vrarë ndërsa Ilir Shaqja edhe ky i denuar me burgim te perjetshem u plagos.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë është Sokol Mjacaj, i dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 201

Në një njoftim për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri me dije se kishte pasur një konflikt mes tre të burgosurve dhe se fillimisht dy prej tyre ishin plagosur, ndërsa Mjacaj ishte vënë nën kontroll.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular