Pamjet që shihni tregojnë momentin kur klientët e një restoranti dalin të tmerruar prej aty, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Kinën. Në video, klientët dhe stafi duket se vërejnë lëkundjet fillestare, duke ndaluar për një moment përpara se të përpiqen për të ikur menjëherë. Objekti në fjalë ndodhet rreth 52 km (32 milje) nga epiqendra e tërmetit. Si pasojë e tërmetit 116 persona humbën jetën dhe u plagosën mbi 500 të tjerë.