BallinaKronikeVrasja në burgun e Peqinit, Gjykata merr vendimin për Sokol Mjacajn dhe...

Vrasja në burgun e Peqinit, Gjykata merr vendimin për Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarët, ja çfarë u vendos

spot_img
spot_img

Gjykata e Elbasanit ka dhënë ditën e sotme (19 dhjetor) masën e sigurisë “arrest me burg” për Sokol Mjacaj i cili vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan në ambientet e burgut të Peqinit.

Po kështu gjykata vendosi “arrest me burg” për Kamber Hoxhën me detyrë drejtor i burgut të Peqinit dhe 10 punonjës të këtij burgu. Ndërsa për Vilson Shimën, edhe ky punonjes i burgut është dhënë masa me detyrim paraqitje, pasi ka një femijë të paralizuar.

NGJARJA

Më 15 dhjetor Arben Lleshi, i dënuar me burgim të përjetshëm mbeti i vrarë ndërsa Ilir Shaqja edhe ky i denuar me burgim te perjetshem u plagos.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë është Sokol Mjacaj, i dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015.

Në një njoftim për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri me dije se kishte pasur një konflikt mes tre të burgosurve dhe se fillimisht dy prej tyre ishin plagosur, ndërsa Mjacaj ishte vënë nën kontroll.

AKUZAT

Ndaj Soko Mjacajt, i denuar me burgim te perjetshem rëndojnë akuzat “vrasja në rrethana cilësuese”, nga e cila një e mbetur në tentativë; “mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “futja ose mbajtja e sendeve në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Ndersat 12 zyrtarët dhe punonjësit e policisë së burgut të Peqinit akuzohen për veprën penale “shpërdorimit të detyrës”.

Deshmia e policit

Qani Muça, polic në burgun e Peqinit, në dëshminë e tij ka zbardhur detaje mbi vrasjen e Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj, brenda qelisë.

Sipas Muçës, të burgosurit kishin dalë për ajrim dhe më pas ishin sistemuar në dhoma. Kur Mjacaj nuk ishte kthyer në dhomë, ai thotë se aty kuptoi se Arben Lleshi ishte qëlluar.

Polici i burgut gjithashtu tha se nuk kishte dijeni se mes viktimës dhe autorit të kishte ndonjë konflikt, ndërsa theksoi se as për armën nuk kishte dijeni.

“Kam marrë turnin e parë në orën 07:00, i cili zgjat deri në orën 14:00, kur mbaron dhe orari i ajrosjes për të dënuarit. Në orën 12:00 me 14:00 ka qenë i planëzuar me grafik për ajrosje sektori 1 dhe dy. Në dhomën numër 9 të sektorit 1 qëndronte i dënuari Sokol Mjacaj, ishte akomoduar aty prej 3 ose 4 ditësh dhe qëndronte në dhomë me të dënuarin me inicialet E. U. Rreth orës 13:40 pasi isha në ambientet e ajrosjes, ngjitem në sektorin 1 i shoqëruar nga kolegu i ajrimit, Ilir Balla, shtetasi Sokol Mjacaj, i cili duke shkuar në dhomë i thotë përgjegjësit të sektorit Erjon Çilaj; mos të iki shoqëruesi poshtë se do dalë prapë”. Pasi u fut në dhomë për një moment doli prapë dhe zbriti poshtë.

Më pas u kthyen të dënuarit duke u sistemuar nëpër dhoma, ndërsa Sokoli nuk u kthye por më vonë kam kuptuar që ai kishte qëlluar me armë në drejtim të shtetasit Arben Lleshi. Detyra ime është që të mbikëqyr të dy sektorët, duke mbajtur komunikim me punonjësit e policisë së sektorëve dhe me përgjegjësit e hyrjes 1 të katit 2 B. Nuk kam dijeni që Sokoli të ketë pasur konflikt me Arbenin, madje ata qëndronin në kate dhe sektorë të ndryshëm. Ne nuk e kemi thirrur, mendoj se duhet të jetë ngjitur vetë. Jo nuk kam asnjë dijeni në lidhje me armën, nëse Sokoli e ka marrë diku apo t’ja ketë dhënë dikush. Nuk kam parë që të ketë marrë ndonjë gjë nga dhoma. Me rregullore të dënuarit kur dalin ose hyjnë në ajrim kontrollohen nga grupi i sigurisë dhe specialistët e trupës, por në mungesë të tyre në rastin konkret nuk janë kontrolluar.”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular