Një organizatë italo-shqiptare e trafikut të drogës është shkatërruar nga autoritetet italiane.
22 masa arresti janë lëshuar, nga të cilat 20 arrest me burg dhe 2 arrest shtëpie. Shumica e personave të arrestuar janë shtetas shqiptarë.
Po ashtu janë sekuestruar më shumë se një kuintal drogë, kokainë, heroinë dhe hashash, të cilat do të sillnin të ardhura me vlerë 3 milionë euro si dhe 453 mijë euro cash.
Hetimet nisën nga arrestimi në flagrancë i një shtetasi shqiptar, te cilit iu gjetën në posedim 110 dozave kokainë, me një peshë totale gati një kg, dhe rreth 12 mijë euro cash.