Kuvendi gjithshtu miratoi me 75 vota pro edhe projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Unionin për Konservimin e Natyrës (IUCN)”.
Sot u miratua me 75 vota pro edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së nivelit të lartë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për hartat treguese të rrjetit transevropian të transportit në Shqipëri”.
Gjithashtu Kuvendi miratoi me 75 vota pro edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2020, për projektin “Programi i performancës dhe investimeve në sektorin e ujërave, pjesa e dytë, (infrastruktura 2 komunale, faza V, pjesa II)””.
Kuvendi miratoi sot me 75 vota pro edhe projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Seanca e sotme u zhvillua sërish mes tensioneve dhe tymueseve të ndezura nga deputetët e opozitës. Në nisje të seancës ka pasur tensione mes deputetëve të opozitës të përjashtuar dhe Gardës së Republikës.
Deputetët kanë tentuar të hyjnë në seancë teksa janë ndaluar nga Garda e Republikës.
Ndërsa brenda sallës së parlamentit deputetët e opozitës kanë ngritur edhe në këtë seancë karriget mbi foltoren e Kuvendit, teksa Garda ka rrethuar vendet ku qëndron qeveria dhe kryetarja e Kuvendit.
Ndërsa jashtë sallës së Kuvendit po zhvillohej protestë e thirrur nga drejtuesi i grupimit të Rithemelimit të PD, Sali Berisha.