Granit Xhaka u largua nga Arsenali në verë, pas disa vitesh qëndrimi në Londër. Mesfushori shqiptar kaloi te Leverkusen, skuadër me të cilën po bën paraqitje të mira dhe kryesojnë Bundesligën gjermane.
Xhaka ka dhënë një intervistë për “The Athletic”, ku ka zgjedhur të flasë për të kaluarën. Lojtari shprehet se Arsenali nuk e ka respektuar dhe se i vetmi që dëshironte qëndrimin e tij ishte trajneri Arteta. “Arsenali tregoi pak respekt edhe pse unë isha kapiten. Ishte e qartë se ata donin të më hiqnin qafe, përveç një personi; Artetas” – tha Xhaka. Kujtojmë që 31-vjeçari gjatë periudhës që ishte lojtari i ekipit të Premier Ligë, ndonjëherë krisej marrëdhënia me tifozët. Vlen të përmendet një rast, kur tifozët fërshëllyen kapitenin e tyre, gjatë një barazimi 2-2 me Kristal Palas. PANORAMASPORT.AL