(Muzikë shqiptare në Norvegji)
Fakulteti i Arteve i Universitetit të Agderit në Kristiansand ishte këtë vit mikpritës i një eventi sa të larmishëm aq edhe unik. Violinistja me origjinë ukrainase Juliya Belyanevich, së bashku me pianistin me origjinë shqiptare Piro Gaqi, bashkëpunuan në një projekt të financuar nga SEE Grants 2014-2021, në kuadër të Programit RO-CULTURE dhe kënaqën audiencën norvegjeze me vepra të kompozitorëve rumunë, norvegjezë, ukrainas dhe shqiptarë, shumë prej tyre duke qënë në audicionin e parë për publikun në Kristiansand.
Recitali filloi me një vepër madhështore që paraqet një interes të veçantë: Suitën në Sol minor, shkruar nga Johan Halvorsen për violinë dhe piano. E përbërë nga 4 pjesë të kontrastuese, motivet nordike ndjekin njëri-tjetrin gërshetuar me tendencat europiane të periudhës. Pjesa e dytë, Melodie, e mbështjellë me një dramacitet të ndjeshëm, parapërgatit prezantimin e kohës së tretë Scherzo magjepsëse, e cila nga ana e saj i paraprin një finaleje të vendosur në kulmin e kësaj vepre të jashtëzakonshme. Recitali vijoi me Baladën e kompozitorit që nuk mund të mungonte në këtë spektakël: George Enescu. Dy nga romancat e Edvard Grieg dukej se rifilluan linjën e nisur nga Halvorsen dhe duke e vijuar të njëjtën ide edhe për disa minuta, në mënyrë delikate, ndezën dritën, për t’i lënë mundësi publikut të shijonte një perlë të muzikës rumune të dhomës: Sonatina për violinë dhe piano nga Paul Konstantinesku. Kjo përfaqëson plotësisht imazhin e shpirtit rumun. Motivet folklorike janë aq të dukshme sa sekuenca e tyre mund të krahasohet me një lumë që ndryshon shpejtësinë gjatë rrugës, por kurrë ngjyrën ose dendësinë e tij.
Tashmë kemi hyrë në pjesën e dytë të recitalit. Këtu, veprat mbizotëruese përfaqësonin disa nga kompozitorët më të rëndësishëm nga Rumania, Ukraina dhe Shqipëria. Balada e Ciprian Porumbeskut u vlerësua shumë nga publiku, i cili pavarësisht temperaturave të ulëta të dimrit norvegjez, mori pjesë me kënaqësi në këtë aktivitet. Më pas vijoi Melodia e kompozitorit ukrainas Miroslav Skorik. Balada e interpretuar në fund i përket kompozitorit shqiptar Thoma Gaqi. Kjo vepër sfidon vetë emrin e saj me një teksturë në të cilën gërsheton ritmet insistente specifike të folklorit shqiptar. Masat e fundit optimiste të kësaj vepre i dhuruan këtij recitali një epilog boreal.
Muzika ia ka dalë edhe kësaj here në misionin e saj fisnik për bashkimin e njerëzve dhe kombeve.