Dy të mitur kanë përfunduar në spital të plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, në afër të stadiumit “Loro Boriçi”.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se shkak mund të ketë qenë një grindje e çastit, por ende rrethanat janë të paqarta.
“Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon kontrollolli i zonën, për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç”, thote policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.