Makina që u përfshi në aksident këtë mbrëmje në zonën e Selitës në Tiranë po eskortonte familjen e kryetares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka.
Gazetarja Anila Hoxha raporton ekskluzivisht se makina e Gardës së Republikës ku ndodhej familja e kryegjyqtares, e cila po ruhet me masa shtesë, pas vendimit që Gjoka dha për ish-kryeministrin Sali Berisha, u përplas nga një makinë policie.
Në dëshminë e dhënë, polici është shprehur se teksa po drejtonte makinën humbi kontrollin për shkak të shiut, duke ia lënë fajin “rrugës”. Paraprakisht, dyshohet se efektivi, që është prezantuar si polic nga Elbasani, po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Fatmirësisht, asnjë person nuk është lënduar
Megjithatë, për këtë ngjarje kanë nisur hetimet. Hoxha mëson se po kryhen verifikime urgjente nga SHISH dhe Garda.
Një muaj më parë, Garda e Republikës shtoi masat e sigurisë fizike për gjyqtaren antikorrupsion, Irena Gjoka, të cilës nga katër truproja iu vendosën 6 edhe në banesë.
Shtimi i sigurisë ndodhi mbas sulmeve verbal ndaj gjyqtares, pas vendimit të datës 20 tetor, ku vendosi detyrim paraqitje për ish kryeministrin Sali Berisha dhe arrest me burg për Jamarbër Malltezin.
Garda i tha Top Channel se katër nga truprojat i ishin vendosur gjyqtares Gjoka për shkak të detyrës, që ajo mban si drejtuese e Gjykatës së Posaçme, ndërkohë që të tjerët është vlerësuar të shtohen pasi sulmeve të fundit ndaj saj Top Channel