BallinaSportNë kërkim të një “bomberi”, Inter monitoron Brojën, e duan që në...

Në kërkim të një “bomberi”, Inter monitoron Brojën, e duan që në janar

spot_img
spot_img

Inter mbetet favoriti kryesor për të fituar titullin këtë sezon në Serie A, por ky është një vit i gjatë, një maratonë, ku trajneri Inzaghi ka paguar shpesh, madje edhe shtrenjtë, rotacionet e kryera, si në Champions ku e mbylli grupin në vendin e dytë, apo eliminimi i fundit nga Kupa e Italisë. Në këto kushte, është e qartë që Inzaghi-t i duhet ndonjë dhuratë e çmuar për Krishtlindje, ndonjë përforcim në çdo repart për të qenë konkurrues, për të pasur pak më shumë cilësi në organikë.

Laaaa

Sipas La Gazzetta dello Sport, Inter do të kërkojë një sulmues të ri gjatë merkatos së janarit, por ky afrim është i lidhur ngushtë me largimin e Sanchez. Për sulmin kilian ka disa oferta të rëndësishme ekonomike nga Arabia Saudite, nëse largohet, atëherë Marota do të futet në merkaton për të gjetur një zëvendësues. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, mes emrave është edhe Armando Broja, një profil që drejtuesit e klubit zikaltër e ndjekin prej kohësh.

La Gazzeta

Broja, sipas La Gazzetta-s, nuk është shumë i lumtur në Londër, kjo pasi nuk po gjen shumë hapësira, nuk është i lumtur me situatën e tij, për këtë arsye në janar mund të largohet. Broja është në monitorim, në javët e fundit të janarit mund të kthehet në një pistë konkrete.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular