Albana Vokshi, një ndër besniket ekstreme të Sali Berishës, duket se ia ka ndjell shefit të saj takimin për herë të fundit me gratë përpara arrestimit.
Në një takim ditën e sotme, në mbyllje të takimit, dëgjohet Vokshi duke u thënë pjesëmarrëseve të mos largohen, por të zbresin në kat të parë dhe të takohen për herë të fundit.
“Faleminderit të gjithave që keni ardhur. Mos u largoni, në katin e parë te zyra e organizimit të takohemi për herë të fundit.” – dëgjohet të thotë Albana Vokshi.
Me sa duket, të gjithë po e pranojnë më në fundit se Doktori është duke kaluar ditët e fundit në liri
Pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe shkatërrimit të PD-së, më në fund edhe Sali Berisha do shkojë të përballet me drejtësinë, i barabartë, si gjithë të tjerët.