Egnatia bën goditjen e parë në merkaton që do të hapet në muajin janar. Sulmuesi i Kombëtares së Kosta Rikës, Jurguens Montenegro, është afrimi i parë i rrogozhinasve.
Pas një muaji negociatësh mes palëve, 23-vjeçari ka pranuar ofertën dhe në ditët e ardhshme do të mbërrijë në Shqipëri. Montenegro është një qendërsulmues tipik, që luan me këmbën e majtë dhe ka karakteristikat e të ndjerit Rafael Duamena.
Së fundmi ai ka luajtur me klubin vendës, LD Alajuelense. Dy vite më parë ka qenë edhe pjesë e Bolivar në Bolivi, aty ku ka luajtur edhe sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku.