Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të diele në Kamëz.
Në rrugën OSBE, pas një sherri për motive të dobëta, 33-vjeçari Jetmir Koleci ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy shtetasve, Ilir dhe Astrit Halili.
Policia bën me dije se nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa mësohet se autori menjëherë pas të shtënave është larguar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.