BallinaEkonomiINTERVISTA/Flet Viola Ndoja, Drejtore e Departamentit të Marketingut dhe PR në Union...

INTERVISTA/Flet Viola Ndoja, Drejtore e Departamentit të Marketingut dhe PR në Union Bank: Suksesi i Kombëtares, ndikim pozitiv edhe për imazhin e sponsorit

spot_img
spot_img
Intervistë me Viola Ndoja, Drejtore e Departamentit të Marketingut dhe PR në Union Bank

Ecuria e suksesshme e Kombëtares dhe kualifikimi në Kampionatin Europian të vitit 2024 kanë ndikim pozitiv edhe në imazhin e sponsorëve të Kombëtares.

Viola Ndoja, Drejtore e Departamentit të Marketingut dhe PR në Union Bank, sponsor prej shumë vitesh i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, thotë se për një biznes është vlerë e shtuar të jetë krah ekipit përfaqësues të një vendi.

Kjo vlen veçanërisht për futbollin, që është pa dyshim një nga sportet që merr më shumë vëmendje te publiku.

Union Bank ka hedhur në treg edhe një produkt të përbashkët me Federatën Shqiptare të Futbollit, Kartën e kreditit Kuqezi.

Zj.Ndoja thotë se ky produkt ka ngjallur interes dhe pritet që kërkesa të rritet pas kualifikimit të Kombëtares në Euro 2024.

Union Bank është një nga sponsorët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Si e vlerësoni ndikimin e fushatës pozitive të eliminatoreve dhe kualifikimin në Europian në rritjen e atraktivitetit të Kombëtares nga pikëpamja komerciale?

Union Bank është sponsor i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, prej shumë vitesh, që nga fillimi i aktivitetit të saj.

Ne jemi krenarë që Banka jonë ka qenë shoqërues i Kombëtares dhe e ka mbështetur atë në ditë të vështira dhe të mira, në sfida dhe përballje që jo gjithmonë kanë qenë në favor të saj dhe në kohët kur angazhimi i një biznesi në sport nuk ka pasur trendin dhe popullaritetin që mund të ketë në ditët e sotme.

Pra, besnikërinë tonë e kemi treguar në afat të gjatë dhe sot, kur shohim këtë rrugëtim dhe arritje të Kombëtares, ndihemi pjesë e këtij suksesi dhe krenarë, ashtu siç është sot çdo shqiptar.

Më tej, Union Bank njihet si Banka e Kombëtares dhe këtë e kanë treguar edhe sondazhe të ndryshme që ne kemi realizuar. Të gjithë e lidhin emrin e Union Bank me atë të Kombëtares Shqiptare.

Çfarë avantazhesh ofron për një biznes të qenët sponsor i Kombëtares së Futbollit dhe a besoni se rezultatet e mira sportive përkthehen edhe në përfitime për imazhin/markën e sponsorëve?

Kombëtarja Shqiptare ka bërë një rrugëtim të vështirë dhe të bukur njëkohësisht, për të arritur deri në kualifikimin për pjesëmarrje në Euro 2024. Ashtu si dhe në vitin 2016, atmosfera është mjaft e bukur, ka entuziazëm, krenari dhe ne në Union Bank jemi të lumtur që jemi pjesë e këtij rrugëtimi të suksesshëm.

Në ditët e sotme, kur komercialiteti është pjesë e pandashme e botës së biznesit, të jesh Banka Sponsor Zyrtar e Kombëtares së Futbollit është në vetvete avantazh për markën dhe imazhin e Bankës.

Futbolli është, pa dyshim, një nga sportet që merr më shumë vëmendje të audiencës dhe ndaj jo rastësisht emrat më të mëdhenj në biznes janë mbështetës të tij.

Në këtë rast është vlerë e shtuar për çdo sponsor të jetë krah ekipit përfaqësues të një vendi, duke shtuar këtu përtej aspektit të biznesit, edhe nivelin emocional, i cili në këtë rast ka një rëndësi të jashtëzakonshme.

Ne në Union Bank na vjen mirë që kemi pasur vizionin e duhur në gjithë këto vite, për të qenë partner i Federatës Shqiptare të Futbollit në çdo kohë dhe sot, së bashku, mund të shijojmë rezultatet dhe emocionet e pakrahasueshme kur shohim emrin e vendit tonë në një kompeticion të niveleve më të larta, siç është Kampionati Europian i Futbollit.

Ju këtë vit keni prezantuar Kartën e kreditit Kuqezi. Cilat janë objektivat e këtij produkti dhe si është shfaqur ecuria e tij deri tani? Besoni se pjesëmarrja në Europian mund të ngjallë më shumë interes rreth tij?

Në fakt, Union Bank e ka prezantuar për herë të parë në treg Kartën Kuqezi në vitin 2016, pra viti kur Shqipëria u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Europian, Euro 2016.

Kjo kartë u realizua në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe fillimisht kishte si synim forcimin më tej të lidhjes së bankës me fansat e futbollit, duke ofruar avantazhe dhe përfitime për ta.

Këtë vit, e kemi risjellë Kartën Kuqezi jo vetëm për fansat, por për të gjithë klientët tanë, madje për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë jo vetëm një kartë krediti, por një kartë me simbolet tona kombëtare kuqezi.

Ky produkt vjen krahas të gjithë produkteve dhe shërbimeve bankare që Union Bank ofron për klientët e saj, me synimin për të përmbushur të gjithë kërkesat e nevojat e tyre dhe për t’i ofruar një përvojë të shkëlqyer bankare.

Mund të themi që ka një interes të shtuar të klientëve për Kartën Kuqezi dhe patjetër presim që kërkesa për të, të rritet tani që Kombëtarja jonë do të shkojë në Gjermani.

Është shumë bukur të kesh gjithnjë me vete një kartë krediti me simbolet tona Kuqezi, prandaj të gjithë mund të përdorin Kartën Kuqezi për të bërë blerje online, apo në POS-e.

Union Bank do të vijojë mbështetjen për skuadrën kuqezi, duke uruar që të vazhdojë rrugëtimin e saj në Euro 2024, me sukses e rezultate të shkëlqyera. Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular