Besimtarët katolikë dhe ortodoksë në gjithë Shqipërinë dhe në mbarë botën festojnë Krishtlindjen, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar.
Në kryeqytet mesha e “Vigjiljes së Krishtit’ u mbajt në Katedralen e Shën Palit. Mesha e cila nisi në orën orën 23:00 (24 dhjetor) dhe vijoi deri në mesnatë u ndoq nga besimtarë të shumtë të cilët jo vetëm mbushën ambientet e brendshme të katedrales por qëndruan dhe jashtë. Kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj i cili drejtoi meshën për besimtarët katolikë përcolli mesazhin për më shumë dashuri dhe paqe.
Mesha është mbajtur edhe në qytete të tjera të Shqipërisë!