Një qendër tregtare në qytetin e Lushnjes është përfshirë nga flakët ditën e sotme (e hënë, 25 dhjetor).
Bëhet fjalë për Qendrën Tregtare Metropol, ndërsa mësohet se zjarri shpërtheu në katin e tretë të qendrës.
Dhjetra njerëz janë nxjerrë me urgjencë dhe është evakuuar ndërtesa. Ambulancat dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Ndërsa dyshimet e para janë për një ngrohës në një njësi tregtare e cila ka qenë e mbyllur.
Mësohet gjithashtu se pallati ku ndodhet qendra tregtare, ka veshje të jashtme izoluese me polisterol si pallati 11-katësh në Tiranë, që dogj disa muaj më parë.
Kujtojmë se zjarri i shtatorit në Tiranë, mori përmasa të mëdha pasi fasada e izoluar me polisterol shpërtheu në flakë. Zjarrfikësit bënë të pamundurën për disa orë me radhë që të neutralizonin zjarrin dhe të shpëtonin jetët e banorëve. Ndërsa si pasojë e flakëve pallati u shkrumbua plotësisht.