BallinaSportShkëmbim Gjimshiti-Rrahmani në janar? Gazetari pranë klubit të Atalantës shpjegon situatën: Në...

Shkëmbim Gjimshiti-Rrahmani në janar? Gazetari pranë klubit të Atalantës shpjegon situatën: Në një periudhë kur nuk ka para…

spot_img
spot_img

Mediat italiane në ditët e fundit kanë përhapur një lajm rreth një shkëmbimi që mund të ishte shumë i bujshëm në merkaton e janarit. Berat Gjimshiti, një nga shtyllat e Atalantës, shihet si një përforcim i rëndësishëm për prapavijën e skuadrës së Napolit të drejtuar nga Valter Maxarri, pasi me largimin e Kim, nuk është bërë një investim i nivelit të lartë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, është përfolur që ai mund të shkëmbehet me Amir Rrahmanin ose me Ostigard, dy emra që pëlqehen edhe nga trajneri Gasperini.

Megjithatë, gazetari Xhordano Sinjoreli, i cili shkruan për “CalcioAtalanta” dhe njeh mjaft mirë klubin bergamask, ka sqaruar në emisionin radiofonik “1 Football Club” se si është situata në optikën e merkatos së janarit.

Janë zëra që qarkullojnë në një moment kur ka pak para, edhe pse Atalanta nuk ka investuar ende të ardhurat që siguroi gjatë verës. Bergamaskët kanë nevojë për një mbrojtës të gatshëm dhe që mund të garantojë integritet atletik. Ky ka qenë një problem në këtë fillim sezoni. Po për këtë arsye, nuk e përjashtoj mundësinë që në Bergamo të arrijnë edhe dy mbrojtës. Por në diskutimin specifik, nuk besoj se mund të flitet për Ostigard apo Rrahmanin, të paktën për janarin”, theksoi ai. PANORAMASPORT.AL

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular