BallinaKronikeShpërthim me tritol në Lushnjë, hera e katërt që shënjestrohet e njëjta...

Shpërthim me tritol në Lushnjë, hera e katërt që shënjestrohet e njëjta banesë. Policia: Janë shkaktuar vetëm dëme materiale

spot_img
spot_img

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjës.

Sipas policisë, në lagjen ’18 tetor’ pranë banesës së një së shtetases R. T.,( e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e Arben Turkut dhe kjo është herë e katërt që banesa e tij është në shënjestër.

Në banesën e Turkut bëhet me dije se ka jetuar kunati i tij Altin Lamçe së bashku me familjen.

Nga shpërthimi janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T.,(e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular