Një ngjarje tragjike është regjistruar në Kosovë. Pronari i fabrikës së ujit “Juniku” në këtë qytet, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për Gazetën Express se “dyshohet se shkaktar i vdekjes është rryma”.
“Rreth orës 11:30 stacioni policor në Junik është njoftuar se në bjeshkët e Junikut kanë vdekur burrë dhe grua. Në vend të ngjarjes kanë dalë komandanti dhe policët e stacionit në Junik. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i qendrës së mjekësisë familjare”, tha Gashi.